Një pjesë e konsumatorëve zakonisht preferojnë të konsumojnë bukën e bardhë. Të tjerë servirin në tavolinën e tyre bukën e zezë. Pavarësisht se na duken njësoj, përpos llojit, këto dy lloje bukësh kanë diferenca.
Buka e zezë ka më shumë lëndë ushqyese sesa buka e bardhë. Ajo bëhet nga mielli i grurit të plotë që nuk është përpunuar për të hequr tulin dhe embrionet duke e bërë më ushqyese.
Po ashtu, buka e zezë është më e pasur me fibra, dhe përmban më shumë vitamina B-6 dhe E, magnez, acid folik, mangan, zink dhe bakër.
Kurse, buka e bardhë bëhet nga mielli i rafinuar i grurit që përpunohet për të hequr tulin dhe embrionet, si edhe përdoren substanca kimike për ta bërë ngjyrën e bukës më të lehtë.