Zemërim, trishtim dhe shqetësim ka shkaktuar zbulimi i rastit skandaloz të abuzimit seksual të një 14-vjeçareje nga një gardian burgu 53-vjeçar në Lesvos, Greqi.
Polici, baba i dy fëmijëve të mitur (rreth gjashtë dhe tre vjeç), punonte gjithashtu si trajner volejbolli në një ekip lokal, pjesë e të cilit ishte edhe e mitura. Sipas Protothema, prindërit e vajzave të ekipit i kishin besuar atij fëmijët që t’ua çonte në shtëpitë e tyre pas stërvitjeve.
Sipas të dhënave deri më tani, punonjësi i policisë ka abuzuar seksualisht me vajzën për shtatë muaj, duke filluar nga janari i vitit 2022, ndërsa në maj ka nisur t’i kërkojë asaj video pornografike. Në ishull të gjithë ata që e njihnin kanë shtangur dhe sipas informacioneve ekziston frika se 14-vjeçarja mund të mos jetë “viktima” e tij e vetme.
Siç thuhet në dosjen e siguruar nga protothema.gr, është konstatuar se personi në fjalë ka vepruar në mënyrë sistematike që nga janari i vitit 2022 me gjimnazisten e vitit të 2-të dhe nga muaji maj 2022, duke përdorur një profil në aplikacionin online “Messenger” dhe u përpoq sistematikisht të joshë të miturën me video pornografike.