Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të vijë në një vizitë të dielën në Tiranë.
Lajmi është konfirmuar nga mediat kosovare. Referuar të njëjtit burim, bëhet me dije se Kurti pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Ende janë të paqarta motivet e këtij takimi, por duhet thënë se kjo vjen pas takimit në Ohër, ku Kosova dhe Serbia u dakordësuan për një plan marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve.