Shqipëria është ngjitur me tre pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin tetor, pas fitoreve të arritura në kualifikueset e Euro 2024 kundër Çekisë dhe në miqësore kundër Bullgarisë.
Aktualisht, kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 59-të të Kombëtares Shqiptare të Futbollit të drejtuar nga Sylvinho.
Shqipëria kryeson Grupin E me 13 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura. Çekia ka zbritur me 4 pozicione në renditje krahasuar me muajin shtator, pas humbjes ndaj Shqipërisë në Tiranë.