Një katërshe arbitrash nga Shqipëria do të debutojnë për herë të parë në një fazë me eliminim direkt në Kupat e Europës.
Më konkretisht, bëhet fjalë për kryesorin Enea Jorgji. Do të jetë ai që do të vendosë drejtësi në 1/8 e Conference League, në ndeshjen mes Fiorentinës dhe Sivaspor.
Mirëpo Jorgji nuk do të jetë i vetmi. Anësorët e kësaj sfide do jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt Juxhin Xhaja. Ky i fundit të hënën gjykoi derbin e Shqipërisë mes Tiranës dhe Partizanit.