Është hedhur sot shorteu për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Fati ka vendosur përballë Vllazninë me Egnatian dhe Tiranën me Teutën.
Ndeshjet e para do të luhen më datë 26 prill në stadiumin “Air Albania”, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 10 maj.
Vllaznia vjen në këtë fazë pasi ka fituar në dy edicionet e fundit trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara. Gjysmëfinalistja tjetër Tirana mban edhe rekordin, duke u shpallur 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, kurse Teuta e ka fituar 4 herë Kupën. Egnatia është e vetmja nga katër gjysmëfinalistët që nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë trofe.