Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës bën me dije se trupat ukrainase po përparojnë drejt Bakhmutit, ndërsa forcat ruse janë bllokuar.
Në Bakhmut janë zhvilluar disa prej luftimeve më të ashpra dhe aktualisht mbahet nga Rusia. “Ne po bëjmë përparim, forcat e mbrojtjes vazhdojnë të përparojnë dhe armiku është bllokuar në vende”, – u shpreh gjenerali Oleksandr Syrskyi.
Kundërofensiva e shumëpritur ukrainase ka nisur në muajin qershor dhe deri tani përparimet nuk kanë qenë me ritme të shpejta. Zelensky ka bërë me dije se trupat ukrainase kanë rifituar dhjetëra kilometra katrorë nga territoret e pushtuara nga Rusia.