Bosi i mafias siciliane, Matteo Messina Denaro ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Njeriu më i kërkuar i Italisë deri sa u arrestua në janar, i quajtur “kumbari i fundit i mafies siçiliane”, kërkon të transferohet në spital.
Denaro u arrestua nga policia italiane në qytetin Campobello di Mazara të Siçilisë dhe u zbulua pasi kishte kryer vizitë në një spital privat me emrin e rremë të Andrea Bonafede, nipi i bosit të vdekur të mafies Leonardo Bonafede.
Sipas avokatëve të tij, bosi i mafias ka kancer të fazës së katërt.
Denaro u operua për kancer të zorrës së trashë në 2020 dhe 2022, përpara se të arrestohej. Ai tani po vuan një dënim të përjetshëm për një seri vrasjesh që ose i urdhëroi ose i kreu vetë midis viteve 1991 dhe 1992.