Goja është e mbushur me baktere që ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe nëse nuk i largoni, shëndeti juaj do të jetë në rrezik. Teknika e duhur e larjes së dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm. Nëse nuk i pastroni në mënyrën e duhur, kjo mund të bëjë që bakteret të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve.
Pastroni vetëm dhëmbët
Një nga gabimet më të zakonshme në teknikën e larjes është përqendrimi në pjesën e sipërme të dhëmbëve. Ju duhet të përqendroheni në vijën midis mishit dhe dhëmbëve. Sepse kjo është zona ku rriten shumica e baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si gingiviti.
Përdorimi i një furçe me fije të forta
Fijet e forta mund t’i konsumojnë mishrat e dhëmbëve, veçanërisht kur i përdorni për një kohë të gjatë. Një furçë me fije të buta është më e mirë për mishrat e dhëmbëve.
Nuk përdorni fillin dentar
Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA), rekomandon që dhëmbët të pastrohen me fill dentar një herë në ditë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar bakteret e grumbulluara dhe për të parandaluar formimin e pllakave tek dhëmbët. Para gjumit, pastroni me fill dentar hapësirat midis dhëmbëve dhe më pas lajini ato si zakonisht me furçë.
Kohëzgjatja e pastrimit nuk është e mjaftueshme
Kohëzgjatja e saktë e larjes së dhëmbëve sipas stomatologëve është dy minuta. Një person mesatar i pastron dhëmbët rreth 30 sekonda, gjë që nuk është e mjaftueshme. Nga filli dentar, tek larja e dhëmbëve me furçë dhe shpëlarja me gargarë, duhet të zgjasë dy deri në pesë minuta.
Pasta e dhëmbëve nuk përmban fluoride
Fluori ka marrë një reputacion të keq vitet e fundit për shkak të sigurisë së tij. Sidoqoftë, fluori është përbërësi aktiv terapeutik që mbron dhëmbët dhe kur përdoret siç duhet pasta me fluor është e sigurt.
Nuk i pastroni dhëmbët rregullisht
Shumica e dentistëve rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Megjithatë edhe nëse nuk e ndiqni këtë rregull është e rëndësishme t’i pastroni para se të flini.