Nëse i përket asaj kategorie njerëzish ku mendimi për një patate të skuqur të sjell gëzim, lajmet për konsumimin e saj nuk janë aq të mira. Patatet e skuqura franceze mund të kenë efekte negative në shëndetin mendor të konsumatorëve. Ky është rezultati i një studimi nga një ekip shkencëtarësh nga provinca Kineze Hangzhou.
Rezultatet e studimit treguan se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht i patateve të skuqura, mund të rrisë rrezikun e ankthit me 12% dhe rrezikun e depresionit me 7% krahasuar me ata që zgjedhin të hanë shëndetshëm. Në mënyrë të jashtëzakonshme, rreziku i zhvillimit të ankthit dhe depresionit ishte më i madh te konsumatorët më të rinj.
Në kërkimet e reja, shkencëtarët nxorën përfundimin se akrilamidi është fajtori për rritjen e rrezikut të ankthit dhe depresionit. Është një kimikat i krijuar në procesin e skuqjes, veçanërisht në patatet e skuqura.