Larja e dhëmbëve është një proces gjatë të cilit duhet të kryhet pastrimi sa më i mirë i mundshëm i tyre. Dhëmbët kanë një pllakë e cila mbart mikrobe, ndaj me rëndësi është të pastrohet tërësisht kjo pllakë.
Por a mjaftojnë dy minuta për të larë dhëmbët? Te kjo pllakë e dhëmbëve grumbullohen baktere, kërpudha dhe viruse që duke jetuar së bashku formojnë biofilm mikrobik. Biofilmat janë shumë ngjitës dhe mund të hiqen vetëm me furçë.
Kjo është arsyeja pse këshillohemi t’i pastrojmë dhëmbët dy herë në ditë.