Konsumi i tepruar i mishrave të përpunuar siç janë salami, proshuta apo salçiçet, janë ndër faktorët që rritin rrezikun e sëmundjeve që prekin mëlçinë dhe rezistencën ndaj insulinës. Kjo e fundit konsiderohet pikënisje e diabetit të tipit 2.
Sipas studimeve të kryera, njerëzit që konsumojnë rregullisht mishra të përpunuar janë 50% më të rrezikuar ndaj dhjamosjes së mëlçisë dhe rezistencës ndaj insulinës.
Çfarë është dhjamosja e mëlçisë
Dhjamosja e mëlçisë ka të bëjë me akumulimin e yndyrnave në qelizat e mëlçisë, që nxit shfaqjen e inflamacionit dhe dëmtimin e pakthyeshëm të mëlçisë. Dhjamosja e mëlçisë është kthyer në një problem madhor shëndetësor, sepse nxitet edhe nga rezistenca ndaj insulinës. Dhjamosja e mëlçisë shfaqet kryesisht në personat mbipeshë.
Roli i mishrave të përpunuar në dëmtimin e mëlçisë
Sallamrat, proshutat dhe salçiçet përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të yndyrnave të ngopura të cilat shkaktojnë inflamacion. Ato përmbajnë shumë kripë, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me dëmtimet që i shkaktohen mëlçisë. Gatimi i tyre në temperature të larta krijon kimikate të rrezikshme të cilat duhet të përpunohen nga mëlçia.
Mishrat e rekomanduar për shëndetin e mëlçisë
Mishi në përgjithësi ofron disa ushqyes të vlefshëm për shëndetin ku përfshihen: proteina, hekuri, zinku dhe vitamina B12. Për të shmangur dëmtimet e mëlçisë rekomandohet konsumi i rregullt të peshkut dhe shpendëve, mishi i të cilëve përmban shumë yndyrna polio-të-pangopura.