Kripa është e nevojshme për shëndetin tonë por duhet të jemi të kujdesshëm për sasinë që marrim sepse marrja e tepërt e kripës ndikon negativisht në organizëm.
Përgjithësisht marrja ditore e kripës duhet të jetë 6 gr, por shumica e njerëzve konsumojnë më tepër nga sa duhet të konsumojnë.
Por cilat dëmet që i shkaktojmë organizmit nëse marrim më shumë kripë?
Urinimi
Urinimi i shpeshtë është një shenjë që tregon se po konsumoni më tepër kripë nga cduhet të konsumojmë. Në shumicën e kohës mund të ndjeni nevojë urgjente për t’u zgjuar për të urinuar.
Etje e vazhdueshme
Konsumimi i madh i kripës mund te shkaktojë etje. Etja ndodh sepse ushqimi me një sasi më të madhe kripe prish ekuilibrin e lëngjeve në trupin tuaj.
Ënjtje në vende të pazakonta
Marrja e kripës të tepërt mund të shkaktojë ënjtje në pjesë të trupit. Pra kjo mund të jetë arsyeja pse ndiheni të fryrë kur sapo jeni zgjuar. Ënjtja ndihet në gishta dhe në nyjave të këmbës.