Vendi ynë gjatë fundjavës pritet të jetë në dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe temperatura deri në 19 gradë Celsius, sipas meteorologëve. “Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe dominimeve të lehta të vranësirave në zonat malore. Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar temperatura 0 gradë Celsius në qytete në zonat malore, ndërsa maksimumi pritet të arrijë në 19 gradë celsius.Në orët e para të së shtunës do të jetë në dominimin e kthjellimeve të lehta të vranësirave, ndërsa gjatë pasditeve do të ketë zhvillime të vranësirave. Kjo mund të shkaktojë reshje shiu. Për sa i përket temperaturave të ajrit parashikohet që mëngjeset të jenë në vlerën 0 gradë Celsius në zonat malore. Ndërsa maksimumi mund të shkojë në 20 gradë celsius në Vlorë. Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, me maksimumi 23 gradë Celsius në vijën bregdetare.