Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.
Moti do të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në male.
Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.