Ish- kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit. Vendimi ka efekt të menjëhershëm.
E gjitha erdhi pasi ai mori një raport nga një komision parlamentar për çështjen e famshme “Partygate”.
Bëhet fjalë për skandalin me festat dhe tubimet e bashkëpunëtorëve të tij në Doëning Street gjatë pandemisë, kur e gjithë popullata, dhe mes tyre edhe kryeministria, iu nënshtruan rregullave për ndalimin e tubimeve.
“Më vjen shumë keq që po largohem nga zona ime e mrekullueshme. Ishte një nder i madh t’u shërbeja qytetarëve, si kryetar komune dhe si deputet”, ka thënë ai në fjalimin e lamtumirës.