Mark Rutte ka njoftuar tërheqjen nga jeta politike. Kryeministri holandez nuk do të kandidojë për një mandat të pestë.
Tre ditë më parë, Rutte njoftoi dorëheqjen e të gjithë kabinetit qeveritar pas mosmarrëveshjeve mbi politikat e emigracionit.
Vendimi i Rutte do të shënojë fundin e drejtimit të tij si udhëheqësi më jetëgjatë i qeverisë në historinë holandeze dhe më i moshuari në vendet e Bashkimit Evropian, pas kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Rutte do të qëndrojë si udhëheqës i qeverisë së përkohshme derisa të formohet një qeveri e re në Holandë.