Kroacia ishte kombëtarja e radhës që kualifikohet në Euro2024. Ballkanasit fituan duelin e fundit, 1-0 ndaj Armenisë për ta mbyllur fazën eliminatore në vendin e dytë. Jashtë mbetet Uellsi pas barazimit 1-1 me Turqinë. Franca barazoi 2-2 ndaj Greqisë më një ndeshje tepër të bukur nga dy kombëtaret.
Nën kampionët e botës ishin disi më të qartë në lojë, gjithsesi nuk arritën të merrnin fitoren dhe t i mbyllin kualifikueset me maksimumin e pikëve, 24 pas 8 ndeshjeve. Fitore regjistroi Holanda,6-0 ndaj Gjibraltarit për ta dërguar numrin e golave të pësuar nga këto të fundit në 20 në dy duelet e fundit.
Me humbje e mbylli fushatën kualifikuese Kosova, 0-1 ndaj Bjellorusisë. Goli i vetëm u shënua në pjesën e parë. Dardanët i përfundojnë këto eliminatore në vendin e parafundit në grup me 11 pikë.