Zëdhënësi i Kremlin, Dmitar Peskov, ka thënë se Vladimir Putin do t’i fitojë lehtësisht zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Në një intervistë të dhënë më 6 gusht, Pekosv tha se zgjedhjet presidenciale ruse janë “burokraci e kushtueshme. Megjithatë ai i konsideroi si zgjedhje të lira, pavarësisht kritikave që janë dhënë nga gazetat amerikane.
Putin ka burgosur kundërshtarët, ka nënshtruar sistemin gjyqësor dhe ka shtypur lirinë e shtypit, duke i kthyer zgjedhjet kryesisht në farsa me tipare të përbashkëta me mbushjen e votave dhe manipulimin e rezultateve të votimit.