Shpresat e kombëtares shqiptare të 21-vjeçarëve kanë marrë një goditje të fortë në rrugëtimin drejt Europianit 2025. Kuqezinjtë e vegjël pësuan disfatë të rëndë 5-0 në transfertën e Rumanisë, për të rrëshkitur edhe në klasifikimin e grupit E. Përballja nisi në malore për kombëtaren shpresa, duke pësuar shumë shpejt dhe qenë e plogësht për të reaguar.
Rumunët kishin edhe mbështetjen e tifozëve vendas në këtë 90 minutësh, duke dominuar totalisht mbi skuadrën e teknikut, Alban Bushi. As ndërhyrjet nga stoli nuk sollën frytet e duhura për kombëtaren kuqezi, që ishte dukshëm inferiore në fushën e lojës. Rumunët thelluan sërish avantazhin në 4-0, për të shuar përfundimisht shpresat e kuqezinjve për pikë.
Në fund ekipi Kombëtar U-21 mbeti edhe me 10 lojtari pasi Kristian Shpendi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Rumania realizoi edhe një tjetër gol. Pas kësaj disfate, Shqipëria U-21 zbret në vendin e tretë në grupin E, ndërsa të martën e 21 nëntorit do të luajë takimin e radhës ndaj Malit të Zi në transfertë.
Momentalisht grupi kryesohet nga Zvicra me 10 pikë, ndjekur më pas nga Rumania e Shqipëria me 9. Vendi i parë kualifikohet direkt në Europianin e 2025, ndërsa pozicioni i dytë luan raundin play-off.