Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Ishujt Faroe ku do të zhvillojë ndeshjen e tretë të kualifikueseve të Euro 2024, që luhet më datë 20 qershor.
Me të mbërritur në Torshavn në orët e pasdites së ditës së djeshme, ekipi kuqezi ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në aneksin e stadiumit të ndeshjes.
Për këtë takim trajneri Sylvinho i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë në Tiranë atmosfera në kampin kuqezi është optimiste për të marrë fitoren e radhës edhe në Ishujt Faroe.