Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain më 30 qershor, kur të skadojë kontrata e tij me kampionët e Francës, por ndalesa tjetër – dhe ndoshta e fundit – në karrierën e tij mbetet e panjohur.
Raportet spanjolle thonë se është vetëm një çështje orësh përpara se ai të marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij, me Barcelonën që mbetet në lojë, por nuk ka paraqitur ende një propozim zyrtar dhe Arabia Saudite që ofron gjithçka për ta bërë të tyrin.
Sipas footmercato, Jorge Messi ka pranuar një ofertë prej 1.2 miliardë € për djalin e tij nga Al Hilal! Kjo është shifra më e madhe në histori për një futbollist.