Për të tretën ditë radhazi Kina po vazhdon manovrat e saj ushtarake pranë Tajvanit.
Të hënën në mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit deklaroi se kishte pikasur 59 avionë ushtarakë dhe 11 anije rreth Tajvanit. 35 nga avionët e zbuluar kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit dhe hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të territorit. Qeveria e Tajvanit ka dënuar stërvitjet, ndërsa SHBA i ka kërkuar Kinës të tregojë përmbajtje. Marina amerikane ka dërguar një luftanije pranë një ishullit të kontestuar në Detin e Kinës Jugore, të cilin Pekini e ka fortifikuar me instalime ushtarake për të vendosur pretendimet e tij territoriale në rajon.
Këto manovra detare nisën pas takimit të Presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin Mçarthy, të cilin lidershipi kinez e kishte paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se nëse kjo gjë do të ndodhte do të merrte masa të forta. Pekini që e konsideron ishullin një provincë të shkëputur të vendit, e cilësoi operacionin si një “paralajmërim përfundimtar” për qeverinë tajvaneze.