Heqja e tarifës së verës nga qeveria kineze është mirëpritur nga autoritetet australiane, duke i dhënë fund tre viteve të taksave ndëshkuese dhe duke ofruar lehtësim për prodhuesit.
Tarifat, që arrinin deri në 218.4%, u vendosën për herë të parë në mars 2021 për një periudhë pesëvjeçare së bashku me një mori pengesash të tjera tregtare për mallrat e Australisë, kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan pasi autoritet australiane bënë thirrje për një hetim mbi origjinën e Covid-19.
Një vendim i tillë ndikoi tek prodhuesit e verës në Australi të cilët morën një goditje të rëndë nga tarifat, pasi Kina është destinacioni kryesor i eksportit të verës.
Për shkak të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ka ndikuar që Kina të heqë në mënyrë të qëndrueshme pengesat tregtare për mallrat e Australisë, duke filluar nga elbi e deri te qymyri.
Edhe kryeministri Antony Albanese në një deklaratë të enjten sqaroi se mirëpret vendimin veçanërisht në një kohë kur industria e verës në Australi është në një periudhë krize.