Kina nuk do t’i shesë armë asnjërës palë në luftën në Ukrainë. Lajmi është bërë me dije nga ministri i jashtëm i vendit, Qin Gang.
Një vendim i tillë thuhet se ka ardhur pasi Kina ka pohuar se është neutrale në konflikt, edhe pse mbështet Rusinë politikisht.
Qin Gang është zyrtari kinez i nivelit më të lartë që ka bërë një deklaratë kaq të qartë për shitjen e armëve në Rusi. Në një konferencë shtypi së bashku me homologen e tij gjermane Annalena Baerbock, ai deklaroi gjithashtu se Kina do të rregullojë eksportin e artikujve me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak.
Nga ana tjetër, Ministri përsëriti gatishmërinë e Kinës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit.