Forcat e armatosura kineze njoftuan sot se kishin sulmuar një anije luftarake amerikane që kishte “depërtuar ilegalisht” në një arkipelag të kontrolluar prej tyre në Deti i Kinës Jugore. SHBA e quan këtë një informacion fals.
“Shkatërruesi USS Milius “u infiltrua ilegalisht” sot “pa miratimin e autoriteteve kineze në ujërat e ishujve Paracel. Forcat detare dhe ajrore u mobilizuan për të ndjekur dhe mbikëqyrur këtë luftanije, si dhe për të lëshuar një paralajmërim dhe që të largohet nga zona. ” tha në një komunikatë të shkurtër Tian Zunli, zëdhënës i i operacioneve të forcave të armatosura kineze.
SHBA e mohon kategorikisht.
“Deklarata e PRC (Republika Popullore e Kinës) është e rreme. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të fluturojnë, lundrojnë dhe të operojnë atje ku e lejon ligji ndërkombëtar”, tha një zëdhënës i komandës indo-paqësore të forcave të armatosura të SHBA.
Ky episod zhvillohet në një kontekst të një beteje ndikimi midis Pekinit dhe Uashingtonit në këtë zonë detare dhe rivalitetit intensiv në shumë çështje të tjera.
Kina pretendon të ketë qenë vendi i parë që zbuloi dhe emëroi ishujt e Detit të Kinës Jugore, nëpërmjet të cilit kalon tani një pjesë e madhe e tregtisë midis Azisë dhe pjesës tjetër të botës.
Në këtë mënyrë, ajo pretendon një pjesë të madhe të ishujve të kësaj zone detare. Megjithatë, shtete të tjera që kufizohen me këtë det (Filipine, Vietnam, Malajzi, Brunei) kanë pretendime konkurruese për sovranitet.