Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi, për atë që Kremlini tha se do të ishte një diskutim gjithëpërfshirës me presidentin Vladimir Putin. Agjencitë ruse raportuan se Kim mbërriti në stacionin kufitar rus të Khasan me trenin e tij të blinduar. Vendi i takimit mes dy liderëve do të jetë Vladivostok , por do të zhvillohet në ditët në vijim, pas përfundimit të Forumit Ekonomik Lindor që po mbahet në Rusi.
Kim u nis nga Pheniani për në Rusi të dielën me trenin e tij privat, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të industrisë së armëve dhe ministri i Jashtëm. Takimi mes dy liderëve SHBA beson se Rusia dëshiron që Koreja e Veriut t’i shesë armë për luftën në Ukrainë. Analistët besojnë se vizita vjen pas asaj që ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi Phenianin në korrik.
Ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Korenë e Veriut kundër çdo lëvizjeje nëse furnizon me armë Rusisë dhe ka kërcënuar se do të vendos sanksione të reja ndaj Phenianit. Ky është udhëtimi i parë i Kim jashtë vendit pas katër vjetësh kur ai u takua për herë të fundit ballë për ballë me Putinin në vitin 2019.