Të paktën 500 fëmijë janë vrarë dhe mbi 1.000 janë plagosur që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës shkurtin e kaluar. Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Zyrtarët e Ukrainës thanë se këto shifra nuk janë të kompletuara për shkak të vështirësisë së mbledhjes së të dhënave në zonat e pushtuara nga forcat ruse.
Muajin e kaluar, Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara raportoi se të paktën 9.396 civilë ishin vrarë. Sipas këtij institucioni, 16.646 persona të tjerë janë plagosur.
Rusia po vazhdon të kryejë sulme ajrore në të gjithë Ukrainën. Ndërkaq, Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj për të dëbuar forcat ruse nga territoret e pushtuara.