Fqinjësia e mirë është e rëndësishme jo vetëm për njeriun por edhe për bimët dhe specie të tjera. Në kopshtari e dimë që ka bimë që rriten mirë në shoqërinë e njëra tjetrës.
I tillë është rasti i fenomenit të ashtuquajtur ‘Tre Motrat’ ose kungullit të verdhë, misrit dhe fasuleve që rriten së bashku në mënyrë perfekte. Misri shërben si një trinë për fasulet dhe fasulet janë bujare në ushqyerjen e tokës ndërkohë që gjethnaja e kungullit mban larg barin e keq dhe ruan lagështinë e tokës.
Megjithatë ky është një shembull i vetëm sepse shumë bimë janë armike të përbetuara të njëra tjetrës. Më poshtë do të gjeni shtatë kombinimet bimore që thjesht nuk funksionojnë.
Qepët e njoma dhe bizelet
Ekspertët shpjegojnë se anëtarët e të njëjtës familje botanike të qepës – përfshirë këtu, hudhrën dhe qepujkat- me bizelet. Qepët kanë aftësinë të pengojnë rritjen e bizeleve.
Patatet dhe domatet
Ekspertët thonë se duhet të prisni telashe nëse mbillni domatet bashkë me patatet. Kur mbillen së bashku sëmundjet botanike përhapen më shpejt.
Ekspertët thonë se specat dhe fasulet infektohen më shpejt nëse mbillen krah njëra tjetrës.
Karotat dhe kopra
Janë armike të përbetuara sipas ekspertëve por studimet shkencore mbi arsyet përse kjo armiqësi është kaq e ashpër vazhdojnë akoma.
Lakra dhe rrushi
Legjendë urbane ose një e vërtetë, rrushi me lakrën e urrejnë njëra tjetrën. Besohet se nëse lakra mbillet pranë vreshtave me rrush, vera e bërë në shtëpi do të ketë shije të keqe. Kjo bestytni ekziston që 2000 vite më parë.
Domatet dhe arrat
Arrorët njihen si fqinj të këqij. Pemët emetojnë një lëndë kimike dhe toksike që shkatërron bimët e mbjella përreth siç mund të jenë domatet.
Sallata jeshile dhe brokoli
Studimet kanë treguar se sallata jeshile është shumë e ndjeshme ndaj lëndëve kimike që lëshojnë brokolit. Kopshtaria është art më vete, por nëse nuk i zbaton teknikat dhe udhërrëfyesit e saktë, mund të kthehet në makth.