Sipas “indeksit të mjerimit” vjetor, i cili rendit rreth 160 vende bazuar në faktorë të tillë si normat e papunësisë, inflacioni dhe normat e kreditimit të bankave, këto janë vendet më të pakënaqura në botë. Nga lista e publikuar edhe këtë vit nga profesori i Universitetit Johns Hopkins, Steve Hanke , duket se varfëria, inflacioni dhe gjithashtu konfliktet janë vendimtare për vendosjen e shteteve në këtë listë.
Në krye të listës për vitin 2022 është Zimbabve . Kombi afrikan, shtëpia e rreth 16 milionë njerëzve, tani renditet në mesin e pesë kombeve më të zymta për të tretin vit radhazi. Profesori vuri në shënjestër partinë politike në pushtet të vendit ZANU-PF dhe politikat e saj për mjerimin e pamasë të Zimbabve.
Dhjetë të parët u plotësuan nga Venezuela, Siria, Libani, Sudani, Argjentina, Jemeni, Ukraina , Kuba dhe Turqia, të cilat kryesuan renditjen si vendet më të pakënaqura në botë. SHBA renditet e 134-ta në listë, me papunësinë që është shkaku kryesor i pakënaqësisë. Ukraina, e cila aktualisht po mbron territorin e saj në një luftë të dhunshme dhe të përgjakshme të nisur nga forcat pushtuese ruse të Vladimir Putinit, doli në vendin e tetë.
Në vendin e fundit të listës së vendeve më të pakënaqura është Zvicra, financat e shtetit dhe qytetarëve po lëvizin në tregues në rritje dhe pozitiv.
Renditja e mjerimit bazohet në një algoritëm që i jep çdo kombi një pikë bazuar në papunësinë, inflacionin, normat e interesit dhe rritjen e PBB-së.
“Lumturia dhe pakënaqësia përcaktohen përmes një game të gjerë konceptesh ,” shkroi Hanke dhe shpjegoi se e vetmja mënyrë për të “zbutur” pakënaqësinë e vendeve është rritja e ekonomisë.