Depresioni, çrregullimi bipolar dhe çrregullimet e ankthit nuk rëndojnë vetëm psikologjinë e pacientëve, por edhe trupin në përgjithësi, nga funksioni i zemrës në kujtesë. Mirëpo, sëmundjet mendore përshpejtojnë gjithashtu procesin e plakjes. Provat pas kësaj teorie, sipas një studimi të fundit, shtrihen në shënuesit e ndryshëm në gjak, të cilat tregojnë një rritje të moshës biologjike krahasuar me moshën kronologjike.
Këto të dhëna, të paraqitura në Kongresin Evropian të Psikiatrisë në Paris, mund të shpjegojnë deri diku pse njerëzit me probleme të shëndetit mendor priren të kenë jetëgjatësi më të shkurtër, duke zhvilluar më shumë sëmundje të lidhura me moshën sesa popullsia e përgjithshme.
“Ne tani mund të parashikojmë moshën e njerëzve nga metabolitet e gjakut. Megjithatë, arritëm në përfundimin se historia e tyre jetësore e sëmundjeve mendore kishte një profil metabolik, duke nënkuptuar se ata ishin më të vjetër se mosha e tyre reale. Për shembull, njerëzit me çrregullim bipolar kishin shenja në gjak që tregonin se ishin rreth 2 vjet më të mëdhenj se mosha kronologjike”, thotë studimi.
Një studim i ndryshëm i vitit 2019 zbuloi se, mesatarisht, njerëzit me çrregullime mendore kishin një jetëgjatësi më të shkurtër (krahasuar me popullsinë e përgjithshme) me rreth 10 vjet për burrat dhe shtatë vjet për gratë.