Në listë e Forbes janë përfshirë 15 të rinj, dy prej të cilëve ende nuk janë në dekadën e dytë të jetës, por kanë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa miliardë dollarë. Anëtarët më të rinj të kësaj liste të të pasurve janë Clemente Del Vecchio dhe Kim Jung-youn. Baballarët e suksesshëm të të dy adoleshentëve, përkatësisht Leonardo Del Vecchio dhe Kim Jung-ju, vdiqën në vitin 2022, por u lanë fëmijëve një pasuri marramendëse.
11 nga ata 15 personat në listë e kanë trashëguar pasurinë e tyre, ndërsa vetëm katër janë sipërmarrës të vetë-bërë.
Clemente Del Vecchio
Mosha: 18, Kombësia: Italian, Burimi i pasurisë: Luxottica – Vlera neto: 3.5 miliardë dollarë
Kim Jung-youn
Mosha: 19 Kombësia: Koreane Burimi i pasurisë: Lojëra online – Vlera neto: 1.7 miliardë dollar
Kevin David Lehmann
Mosha: 20, Kombësia: Gjermane, Burimi i pasurisë: Farmacitë – Vlera neto: 2.3 miliardë dollar
Kim Jung-Min
Mosha: 21 Kombësia: Koreane Burimi i pasurisë: Lojëra online — Vlera neto: 1.7 miliardë dollar
Luca Del Vecchio
Mosha: 21, Kombësia: Italian, Burimi i Pasurisë: Luxottica – Pasuria neto: 3.5 miliardë dollar
Alexandra Andresen
Mosha: 26, Kombësia: Norvegjeze, Burimi i pasurisë: Investimet – Vlera neto: 1.5 miliardë dollar
Wang Zelong
Mosha: 26, Kombësia: Kina, Burimi i pasurisë: Prodhimi i pigmentit – Vlera neto: 1.4 miliardë dollarë Pasuria
Katharina Andresen
Mosha: 27 Kombësia: Norvegjeze Burimi i pasurisë: Investimet – Vlera neto: 1.5 miliardë dollar
Leonardo Maria Del Vecchio
Mosha: 27, Kombësia: Italian, Burimi i pasurisë: Luxottica – Vlera neto: 3.5 miliardë dollar
Ryan Breslow
Mosha: 28 Kombësia: Amerikan Burimi i pasurisë: E-commerce Vlera neto: 1.1 miliardë dollar
Gustav Magnar Witzoe
Mosha: 29, Kombësia: Norvegjeze, Burimi i pasurisë: Fermat e peshkut – Pasuria neto: 2.7 miliardë dollar
Michal Strnad
Mosha: 30, Kombësia: Çekosllovake, Burimi i pasurisë: Armët – Vlera neto: 2 miliardë dollar
Mark Mateschitz
Mosha: 30, Kombësia: Austriak, Burimi i pasurisë: Red Bull – Pasuria neto: 34.7 miliardë dollar
Palmer Luckey
Mosha: 30, Kombësia: Amerikan, Burimi i pasurisë: Realiteti virtual, kontraktimi i mbrojtjes, Vlera neto: 1.7 miliardë dollarë
Ben Francis
Mosha: 30, Kombësia: Amerikan, Burimi i pasurisë: Prodhimi i veshjeve sportive – Vlera neto: 1.2 miliardë dollarë