Inteligjenca emocionale (EI) është aftësia për të perceptuar, interpretuar, kontrolluar dhe përdorur emocionet për të komunikuar dhe për t’u lidhur me të tjerët në mënyrë efektive. Kjo aftësi për të shprehur dhe kontrolluar emocionet është thelbësore, por po ashtu është edhe aftësia për të kuptuar, interpretuar dhe për t’iu përgjigjur emocioneve të të tjerëve shkruan Verywell Mind.
Në lidhje me inteligjencën emocionale, ekzistojnë disa karakteristika që përfshijnë:
-Aftësia për të menaxhuar emocionet në situata të vështira;
-Një aftësi për të identifikuar dhe përshkruar atë që njerëzit ndjejnë;
-Vetëbesim dhe vetë-pranim;
-Një aftësi për të pranuar dhe përqafuar ndryshimin;
-Një ndjenjë e fortë kurioziteti, veçanërisht për njerëzit e tjerë;
-Ndjenjat e ndjeshmërisë dhe shqetësimit për të tjerët;
-Shfaqja e ndjeshmërisë ndaj ndjenjave të njerëzve të tjerë;
Filozofi Aristoteli përshkroi se çfarë do të thotë të jesh emocionalisht inteligjent qindra vjet përpara se termi të bëhej i njohur. Ai tha:
“Çdokush mund të zemërohet – kjo është e lehtë. Por të jesh i zemëruar me personin e duhur, në shkallën e duhur, në kohën e duhur, për qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur – kjo nuk është e lehtë.”
Për këtë arsye, njerëzit me inteligjenca emocionale (EI) kanë një sërë zakonesh dhe sjelljesh që kontribuojnë në aftësinë e tyre për të menaxhuar emocionet e tyre dhe për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve.