Është normale që me kalimin e kohës dollapët e kuzhinës të mbushen me artikuj që i përdorni rrallë. Duke filluar nga enët plastike që qëndrojnë me vite e vite në dollapët e kuzhinës tuaj, e deri tek sendet më të vogla që zënë kot së koti hapësirë. Ja disa nga sendet të cilat mund t’i hidhni që tani me qëllim që të krijoni më tepër hapësirë nëpër raftet e kuzhinës tuaj.
Gotat shtesë
Gotat në formën e filxhanëve të mëdhenj, mund të monopolizojnë shpejt hapësirën e rafteve tuaja. Filloni duke hequr të gjitha ato që nuk i përdorni më duke ruajtur vetëm ato që përdorni më shpesh dhe duke dhuruar pjesën tjetër. Ose merrni parasysh të instaloni grepa për filxhanë nën rafte. Ky dizajn liron hapësirën.
Enë plastike të papërdorshme
Hiqni të gjitha enët plastike të ushqimit nga dollapi, duke i përshtatur kapakët dhe bazat. Enët plastike që iu ka humbur kapaku, ose kapakët e panevojshëm shpesh zënë hapësirën e nevojshme. Hidhni ato që nuk iu vlejnë më, ose ato që janë konsumuar së tepërmi.
Gota dhe enët e krisura
Ndoshta iu ka mbetur ndonjë filxhan çaji me një dorezë të thyer që keni dashur ta ngjisni. Tani është koha për t’i hedhur këto enë potencialisht të rrezikshme, që do të thjeshtojë procesin e organizimit të enëve të tjera.
Erëzat e skaduara
Nëse rëzat kanë qëndruar për vite e vite me radhë, ato ndoshta kanë skaduar. Por mos u shqetësoni, ato nuk do t’ju sëmurin, por vetëm sa kanë humbur shijen e tyre. Prandaj është koha të flakni tutje ato që nuk i përdorni dhe t’i zëvendësoni me të reja.
Mjete të dyfishta
Me siguri që nuk keni nevojë të keni dy spatula, apo dy grirëse hudhrash ose dy tremometra gatimi. Zgjidhni të preferuarin tuaj dhe lironi hapësirën në dollapët e kuzhinës tuaj.
Tavat e dëmtuara
Këtu bëhet fjalë për tavat apo tiganët e veshur, të cilët nuk ngjisin. Kur shtresa që vesh këto enë gërvishtet, apo dëmtohet, është koha që t’i zëvendësoni me të rinj. E kjo pasi mund të përbëjnë rrezik për shëndetin tuaj sepse gjatë gatimit këto enë të dëmtuara mund të lëshojnë kimikate të dëmshme.
Librat e gatimit që nuk i përdorni
Hiqni ato që keni vite që nuk i lexoni më. Dhe nëse kanë ndonjë recetë interesante mjafton t’i bëni një fotografi me celular në mënyrë që ta ruani.
Peshqirët e kuzhinës
Peshqirët e kuzhinës me njolla të mëdha, të grisura ose të dëmtuara, mund të përdoren për funksione të tjera.
Dërrasat prerëse që janë të dëmtuara
Bakteret mund të futen në të gjitha ato gërvishtje dhe më pas të futen edhe në ushqimin tuaj. Për sigurinë tuaj, ndërrojini dërrasat prerëse kur shihni që ato janë dëmtuar.
Hidhni çdo gjë të skaduar
Kontrolloni raftet për kanoçe apo ushqime të mbetura prej kohësh, të cilat me siguri do të kenë skaduar.
Kavanozat e tepërt
Në vend që t’i ruani nëpër rafte, ripërdorini ato diku tjetër ose hidhini.