Evropa Jugore është përfshirë nga një valë e nxehtë me temperatura ekstreme. Shumë njerëz po gjejnë mënyra për t’u freskuar duke qëndruar brenda, por më e vështirë bëhet puna për ata që punojnë jashtë zyrës.
Nxehtësia është e padurueshme për ata që merren me punë fizike, siç janë punëtorët e ndërtimit.
Por si t’ia dalin në vapë? Këshilla shkon për punëdhënësin. Ata duhet t’u ofrojnë të gjithë njerëzve ujë në shishe. Një makinë akulli duhet të jetë aty pranë që ata të ngarkohen me akull gjatë gjithë ditës. Po ashtu, punëdhënësi duhet t’i inkurajojë njerëzit të bëjnë pushime.