Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë, dhe konkretisht kërcimi, mund të ndihmojë në zbutjen e depresionit pas lindjes.
Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur shkencëtarët kinezë.
“Ndër llojet e ndryshme të ushtrimeve, kërcimi kishte efektin më të madh të ndërhyrjes”, – thanë studiuesit. Për rezultate më pozitive, ata këshillojnë kërcimin në grup.
Të dhënat nga studimet tregojnë se depresioni pas lindjes prek rreth 60% të nënave të reja, dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk trajtohet.
Studiuesit sugjerojnë deri në 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë, për të prandaluar probleme të shëndetit mendor pas lindjes.