A mendoni se momenti i organizimit të dasmës do të jetë stresues? Epo ne kemi disa këshilla për jum që të mos e merrni negativisht këtë moment kaq të bukur.
Ky është një moment gjatë të cilit do të lidheni edhe më shumë me partnerin tuaj. Është momenti kur do t’i kushtoheni njëri-tjetrit dhe do të “udhëtoni” përmes mendimeve dhe shqetësimeve të tua. Do ta inkurajoni njëri – tjetrin të flisni, të ndiheni rehat, të kuptoni përsëri sepse jeni bashkë.
Së pari, përpiqu ta bësh çdo javë. Specifiko orën dhe ditën dhe bëj një shënim të saj në kalendar. Sigurohu që të bëhet zakon për ty.
Pastaj uluni së bashku në një vend të rehatshëm të shtëpisë, pranë njëri-tjetrit dhe jo përballë.
Hiq çdo gjë që të shpërqendron, fiki telefonat, ekranet, muzikën. Nëse ke fëmijë, programo mbledhjen kur janë në gjumë ose në ndonjë aktivitet.
Merr shënime. Në celular, tablet apo letër. Ndihu i lirë ta bësh këtë. Kështu, herën tjetër do të përgatitesh më mirë ose do të mbash parasysh atë që e konsideron të rëndësishme për marrëdhënien tënde.
Mos e zgjasni shumë takimin. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të flisni për gjëra shumë serioze që kanë të bëjnë me marrëdhënien tuaj dhe nuk do të lodheni. Në të njëjtën kohë, do të jesh në gjendje ta organizosh në mënyrë më të përsosur.
Mos harro se mbledhjet me partnerin nuk duhet të jenë si një punë shtëpie, por nëse arrin deri aty sa të të bëjnë presion të bisedosh me njeriun e dashur, atëherë do të ishte më mirë të merrje në konsideratë ndihmën profesionale.