Dashi
Një e hënë e rëndësishme, Hëna është në favor. Kthehemi të flasim për ndjenjat që po rifitojnë lartësinë. Jupiteri në shenjën tuaj do sjellë zgjidhje në punë.
Demi
Nëse një histori nuk funksionon, është e kotë të shkosh më tej. Edhe në aspektin profesional duhen ndarë gjërat: Ekzaminimi i situatave në punë është i rëndësishëm sepse nga një analizë e kujdesshme do të arrini të menaxhoni më mirë periudhën.
Binjakët
Përfitoni nga kjo ditë e hënë 9 sepse ju sjell qartësi në ndjenja. Dikush në punë është kundër jush, ose edhe një herë do të duhet të provoni vlerën tuaj. Megjithatë keni intuitë për të kapur gjërat.
Gaforrja
Zemrat e vetmuara mund të përjetojnë një dashuri të re. Lajme të mira në planin e punës, aspekti ekonomik është për t’u kujdesur. Mos u rrëmbeni nga kjo kohë uljesh që të blini edhe kur domosdoshmërisht nuk ju duhen.
Luani
Hëna sjell aftësi të mira veprimi në marrëdhëniet sentimentale. Ju gjithashtu duhet të gjeni një qetësi të brendshme për të punuar më mirë.
Virgjëresha
Në këtë periudhë duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme edhe në lidhje me dashurinë. Këshilloj maturi në punë, nuk përjashtohen takime të rëndësishme në jetën profesionale.
Peshorja
Një projekt dashurie mund të lindë me një person të shenjës Luan ose Shigjetar. Mos i nënvlerësoni lajmet që vijnë në punë.
Akrepi
Afërdita sjell distancim në aspektin e komunikimit, për ju po bëhet e vështirë të flisni për ndjenjat. Nëse jeni intolerant ndaj gjithçkaje në punë, mund ta përkeqësoni situatën.
Shigjetari
Këtë të hënë duket se do të jeni shumë nervozë, por është një situatë e përkohshme. Më mirë të shmangni bisedat e acaruara me partnerin/en tuaj. Ata që kanë punë në sektorin krijues duhet të presin një telefonatë.
Bricjapi
Pa dyshim që kjo periudhë çon në vendime për të hequr dorë nga gjëra, por këto veprime do të shpërblehen. Nuk përjashtoj lajmet në punë, por kushtojini vëmendje kësaj faze.
Ujori
Hëna është ende në kah kundërt deri të martën në mëngjes ndaj silluni me maturi në ndjenja. Ata që kanë hapur një mosmarrëveshje me një punëdhënës të vjetër nuk do të kenë probleme.
Peshqit
Në dashuri ka një situatë më të mirë, do t’ju duhej një person i fortë në krah ndaj mbështetuni. Në jetën profesionale do të vijnë propozime të ndryshme.