Është pak por e sigurt që secili nga ne kemi në familje ose në shoqëri një person i cili ka ftohtë gjithë kohës dhe mërdhi më shumë se të gjithë të tjerët ose mund të jeni edhe ju vetë personi që ka ftohtë gjithë kohës. E keni pyetur ndonjëherë vetën se përse ndodh kjo?
Sipas ekspertëve, pikë së pari është çështje imuniteti trupor që disa persona reagojnë dhe janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të freskëta dhe disa të tjerë përshtaten më mirë me temperaturat, qofshin ato të ngrohta apo të ftohta.
Nëse jeni grua ose vajzë, mund ta ndjeni të ftohtin më shumë sesa burri juaj në të njëjtin mjedis dhe kjo sepse në krahasim me meshkujt, femrat priren të kenë një normë më të ulët metabolike, temperaturë më të ulët të lëkurës dhe sigurisht më pak muskuj. Një fakt tjetër është edhe se gjenet tuaja mund t’ju bëjnë më të prirur të ndjeni të ftohtin më shumë se të tjerët.
Në ditët e sotme, kur shumica e profesioneve bëhen tashmë nga shtëpia, njerëzit gjithmonë e më pak po ekspozohen me mjedisin jashtë dhe kjo gjë bën që në momentin që dalin jashtë, të reagojnë negativisht ndaj temperaturave të ulëta. Pra nëse jeni person që ekspozoheni shumë pak në të ftohtë gjatë stinës së dimrit, mundësitë që ju të keni ftohtë më shumë se miqtë tuaj ose familja juaj, janë më të mëdha.