Një ditë e re, një truk i ri i çuditshëm u bë viral në TikTok. Këtë herë kullesja e makaronave është në qendër të vëmendjes, të cilën krijuesja e videos Liz Fox Roseberry ( aka @foxcraftcustom) e përdori në vend të një difuzori.
Dhe ndërsa shumë nga këto truke që dalin nga TikTok nuk funksionojnë ose janë edhe të rrezikshme, ky është i veçantë dhe duket se ka tërhequr vëmendjen për rezultatin perfekt që u jep flokëve kaçurrela .
Deri tani ka më shumë se 18 milionë shikime, ndërsa ka mbledhur më shumë se 700 mijë pëlqime dhe më shumë se 7 mijë komente që konfirmojnë se funksionon më mirë se difuzori klasik që kanë tharëset e flokëve.
“Nuk mund të bëj më dallimin mes të çmendurit dhe gjeniut, lol”, nis duke thënë krijuesja në videon e saj, ndërsa vazhdon t’i vendosë flokët e lagur me kokë poshtë në një tharëse flokësh.