Gratë në Bashkimin Evropian paguhen mesatarisht 13% më pak se burrat të cilët bëjnë të njëjtën punë.
Sipas Komisionit Evropian, kjo po ndodh edhe pse BE-ja e ka një ligj për pagë të barabartë.
“Pagë e barabartë për punën e njëjtë, apo për punë të vlerës së njëjtë, është njëra nga parimet thelbësore të BE-së. U vendos në Traktatin e Romës më 1957”, tha KE në një komunikatë.
Po ashtu, komisioni theksoi se përparimi në eliminimin e hendekut gjinor në paga ka ngecur dhe ka qenë i ngadaltë në vitet e fundit.
Për t’i ardhur në ndihmë adresimit të këtij problemi, Komisioni Evropian ka themeluar një Direktivë për Transparencë në Pagesë, e cila hyri në fuqi në fillim të qershorit.
Direktiva vendos për kornizën se si të aplikohet ideja e “punës së vlerës së njëjtë” dhe kriteret që përfshijnë aftësitë, përpjekjet, përgjegjësitë dhe kushtet e punës.