Koha tashmë është ngrohur dhe mund të themi, ndoshta jo zyrtarisht, se pranvera ka ardhur. Kjo na tregohet mjaft qartë edhe nga gardëroba jonë, që tashmë kemi nisur që të largojmë xhupat e trashë dhe të vishemi pak më hollë.
Ardhjen e pranverës na e ‘lajmëroi’ edhe Dukesha Kate Middleton, e cila ka veshur xhaketën e saj të preferuar, që sigurisht edhe ju do duhet ta keni një të tillë në garderobë, kur moti është i ngrohtë.
Kjo xhaketë e veçantë është një nga pjesët më të dashura në garderobën e saj pasi ajo e ka veshur atë në Lojërat e Komonuelthit 2022, si dhe për vizitën e saj dhe princit William në Xhamajka vitin e kaluar. Pra mos u shqetësoni nëse e keni veshur edhe muajin e kaluar. Kur e bën Kate, pse jo ne?