E ardhme e re për Carlos Queiroz. 69-vjeçari që dështoi nën drejtimin e Iranit në Kupën e Botës ka zgjedhur të firmos me kombëtaren e Katarit.
Portugezi është i përzgjedhuri i Federatës deri në fundin e Kupës së Botës 2026, ku Katari synon të rikthehet sërish në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror. Queiroz zëvendëson spanjollin Felix Sanchez, i cili udhëhoqi Katarin gjatë fushatës së Kupës së Botës, në të cilën vendasit humbën të tre ndeshjet e tyre në grup dhe shënuan vetëm një gol.
69-vjeçari ka një biografi të pasur, njohuri të mëdha e përvojë të gjerë në futbollin aziatik dhe për këtë arsyeje, Katari ka vendosur t’i besojë aftësive të tij. Kupa e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada do të ishte paraqitja e pestë e ish-trajnerit të Real Madridit, në finale, pasi kishte udhëhequr Portugalinë e tij në 2010 përpara se të merrte Iranin në turnetë në Brazil, Rusi dhe Katar.