Eurodeputetja Eva Kaili, e akuzuar për korrupsion në skandalin “Katari Gate” ka kërkuar lirimin e saj, duke thënë se po keqtrajtohet nga të burgosurat e tjera.
Avokati i Kailit, Dimitra Kopoulos, ka kërkuar nga gjykata lirimin e klientes nga burgu i Harmiet ku qëndron prej 40 ditësh. Sipas tij, Kailit është shprehur se të burgosurit e tjerë e kanë torturuar, duke e penguar të mbulohej, të lahej apo të flinte në qelinë e saj.
Për avokatin e Kailit, masa më e përshtatshme për eurodeputeten do të ishte lirimi me kusht, apo mbajtja e byzylykut elektrik. Një argument tjetër i përdorur nga avokatët në kërkimin e lirimit të Kailit ishte vajza e eurodeputetes, e cila është vetëm 23 muajshe dhe ka nevojë për nënën e saj.