Dy avionë luftarakë F-16 kanë shoqëruar ekipin kombëtar polak drejt Katarit për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022. Mjetet fluturuese iu bashkuan ekipit mbi Lodz dhe i ndoqën derisa kaluan mbi kufijtë polakë.
Një nga pilotët mbante një pankartë me hashtagun “ne jemi të bashkuar nga futbolli”, i cili është edhe slogan i Federatës Polake të futbollit. Episod që vjen për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit, ku dy raketa ranë në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë, duke lënë të vdekur dy civilë, ngjarje e cila është ende nën hetim.
Polonia do të marrë marrë pjesë në Kupën e Botës, ku do i bashkohet 31 skuadrave të tjera që kanë arritur në fazën kualifikuese. Polonia, e cila është kundërshtarë i kombëtares shqiptare në kualifikueset e Europianit 2024, gjendet në grupin C të Kupës së Botës. Debutimi i ekipit do të bëhet me 22 nëntor kundër Meksikës, teksa në grup kombëtare si Arabia Saudite dhe Argjentina.