Votuesit në Karolinën e Jugut zgjodhën kandidatin republikan Donald Trump i cili pritet të sfidojë Presidentin Biden në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë. Ai fitoi me një diferencë të madhe ndaj Nicki Haley.
Pavarësisht, humbjes në shtetin ku ishte guvernatore nga 2011 deri në 2017, Nicki Haley ka deklaruar se do të vijojë garën.
Donald Trump, përveç Karolinës së Jugut ka fituar gjithashtu zgjedhjet paraprake të mëparshme edhe në shtetet e Iowa, New Hampshire dhe Nevada. Pavarësisht problemeve ligjore, ai nuk e ka humbur popullaritetin mes mbështetësve.
Donald Trump ka katër procedime penale, përfshirë për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat ai i humbi ndaj demokratit Joe Biden. Fitorja në Karolinën e Jugut i jep më shumë fuqi kandidaturës së Trump për Partinë Republikane në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.