Kolumbia, Panamaja dhe Shtetet e Bashkuara me anë të një operacioni kanë arritur që të sekuestrojnë 5.5 kokainë në ujërat e Karaibeve. Sipas mediave vendase, kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike që kapet ndonjëherë në këtë vend.
Operacioni kundër trafikantëve të drogës i Marinës Kolumbiane dhe Forcave Ajrore, me mbështetjen e Forcave Ajrore të Panamasë dhe Shteteve të Bashkuara, është realizuar 120 milje nga Gjiri i Morrosquillos.
Lënda narkotike e cila ishte e ndarë në 2198 pako kokainë dhe 1367 pako kokainë nëse do të hidheshin në treg do të kapnin vlerën e 340 milionë dollarë.