Zjarret që kanë përfshirë Siçilinë kanë shkaktuar kaos në aeroportin e Katanias. Një pjesë e madhe e fluturimeve janë anuluar dhe devijuar drejt aeroporteve të tjera, ndërsa mijëra turistë janë evakuuar. Në Siçili termometri arriti në 46.7 C në Catania, pak më pak se rekordi evropian prej 48.8 që u regjistrua në Sirakuzë në 2021.
Situata mbetet kritike edhe në disa rajone të Greqisë. Bashkimi Evropian do të dyfishojë flotën e zjarrfikëseve me 12 avionë të rinj për të shuar flakët. Zjarri në Rodos vijon për të dhjetën ditë dhe situata duket se ende nuk është qetësuar. Në jugperëndim, zjarrfikësit po operojnë në veri nga Laerma dhe në jugperëndim nga Vati. Përveç forcave tokësore, në dispozicion janë vendosur edhe 3 avionë dhe 3 helikopterë.