Mbijetesë mes kaosit i skuadrës së Cosenzës në Serie B italiane. Miqtë arritën të barazonin llogaritë në duelin e dytë kundër Breshias, për të konfirmuar kështu qëndrimin në nivelin e dytë të futbollit përtej Adriatikut.
Goli i barazimit 1-1 solli revoltë nga ana e tifozëve të Breshias, që pas këtij rezultati zbret në Serie C. Flakadanë të shumtë u hodhën në fushën e lojës, ndërsa të tentuan të kalonin koordonin e policisë, që iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe shkopa gome.
Skenë e dhimbshme për futbollin italian, që rikthen kështu episodet e dhunës. Gjyqtari kryesor ndërpreu për rreth 20 minuta duelin, për të vijuar më pas dhe dhënë fërshëllimën e trefishtë. Përplasjet me forcat e rendit kanë qenë të shumta edhe jashtë stadiumit, ku disa prej tifozëve u shoqëruan në polici.
Rënia në nivelin e tretë të futbollit italian konsiderohet dështim për Breshian, skuadër ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj.