‘Gonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në klube nate dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Është e sigurt kjo që them’…Kjo deklaratë e bërë nga Sali Berisha në 10 shkurt, ka indinjuar gratë deputete socialiste. Për pasojë, në seancën e sotme parlamentare, e shoqëruar me tensione të shumta, kanë kërkuar që Sali Berisha të përjashtohet në një masë më të rënduar nga Kuvendi. Kërkesa është firmosur nga 27 deputetete e ndërsa është sjellë në Kuvend nga deputetja e PS-së, Anila Denaj.
“Ky tha se ka video për nuk do t’i bëjë publike. Në Kodin e sjelljes së Kuvendit thuhet se kërkohet. Këtë herë janë shtuar edhe emra ambasadorësh. Gjuha linçuese këtu është e patoluerueshme”, tha deputetja Anila Dedaj.
Mirëpo kjo ka sjellë edhe reagimin e deputetes së opozitës, së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi duke thënë se një gjë e tillë është e pavërtetë dhe nuk është gjë tjetër veç se një tregues se ky parlament po përdoret nga kryeministri Edi Rama.
“Keqardhje për deputetet e kolegeve të PS, dhe për ju që drejtoni këtë Kuvend, përdorimi nga burrat e degraduar politik dhe të gënjesh hapur dhe më vjen keq që Anila ka marrë përsipër një deklaratë të tillë, Berisha shquhet për xhentilesë për femra, Rama i konsideron burrat e partisë për gra dhe gratë për burrat. Ai shquhet për dhunë verbale e morale ndaj grave. Tërhiqeni se është e turpshme, zbatoni rregulloren e Kuvendit”, tha Kryemadhi.
Kjo ka bërë që seanca e sotme parlamentare të mos ketë në fokus problemet e sjella nga qytetarët, por debate mes opozitës dhe socialistët ku nuk kanë munguar edhe fryrje të bilbilit.